Rebelimi ishte vetëm fillimi, komandanti i Wagner bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi gati për trazira globale

Evropë

Rebelimi ishte vetëm fillimi, komandanti i Wagner bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi gati për trazira globale

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 09:13
Yevgeny Prigozhin

Grupi Wagner, pavarësisht përpjekjeve të presidentit rus Vladimir Putin, duket se ka plane mizore, jo vetëm për Moskën, por për gjithë botën. Së fundmi, një burrë që pretendon se është komandant i grupit Wagner ka regjistruar një video në të cilën paralajmëron se grupi paraushtarak i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin është "gati për ngjarje dhe trazira globale". Duke pretenduar se po fliste nga Bjellorusia, njeriu me nofkën "Berserk", duket se la të kuptohet se grupi që përparoi në Moskë nën komandën e Prigozhin më 24 qershor po përgatitet për “luftën e vërtetë”.

Përdoruesi i Twitter Dmitri, nga War Translated, një projekt i pavarur që përkthen materiale rreth luftës, ndau videon të enjten, duke shkruar se burri "duket se po lë të kuptohet se ka një raport të mirë me një "njësi që ngeci në rrugën për në Rostov”, që ka të ngjarë të jetë njësia Akhmat."

Njësia e forcave speciale "Akhmat" drejtohet nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov. Luftëtarët u dislokuan në rajonin e Rostovit të Rusisë për t'i rezistuar rebelimit të Prigozhin muajin e kaluar, por u tërhoqën shpejt, njoftoi asokohe agjencia e lajmeve Tass.

"Në emër të komandantëve në terren, do të doja t'u them të gjithëve se ky është vetëm fillimi. Marshimi ynë për drejtësi tregoi shumë gjëra interesante”, tha ai. "Miq, gjithçka sapo ka filluar. PMC Wagner dhe rruga e saj nuk ka përfunduar. Ne jemi gati për ngjarjet globale dhe trazirat që vendi dhe ne po presim. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, që ishin me ne. Amen", shtoi burri. Sakaq, Kremlini është përpjekur të minimizojë rebelimin e Prigozhin. Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, e ka konsideruar kryengritjen si përleshje të thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat