Tentativa për grusht shteti/ Analistët ushtarakë: Putin përpjekje për të ndarë Prigozhin nga pjesa tjetër e Wagner

Evropë

Tentativa për grusht shteti/ Analistët ushtarakë: Putin përpjekje për të ndarë Prigozhin nga pjesa tjetër e Wagner

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:27
Yevgeny Prigozhin

Vladimir Putin po përpiqet të ndajë Yevgeny Prigozhin nga Wagner Group, sipas analistëve ushtarakë.

Presidenti rus pretendoi se zoti Prigozhin refuzoi një propozim për të mbajtur Wagnerin si një forcë luftarake kohezive, pavarësisht se komandantët e tij ishin dakord me të.

“Putini ka të ngjarë të theksojë përgjigjen e ndryshme të Prigozhin për ta cilësuar Prigozhin si një problem në kontrast me komandantët besnikë të Wagner”, tha Instituti për Studimin e Luftës.

Roli i Prigozhin në Wagner mbetet i paqartë, sipas grupit të ekspertëve amerikanë, dhe trupat e Wagner nuk duket se po veprojnë në Ukrainë.

Ushtarët e Wagner nga kontingjenti i tij afrikan janë transferuar në Bjellorusi, sipas qeverisë së vendit dhe kjo mund të tregojë se forcat e rregullta paraushtarake mund të pasojnë.

“Komandantët e vendosur ndërkombëtarisht të Wagner-it ka të ngjarë të mbërrijnë në Bjellorusi për të përgatitur infrastrukturën stërvitore dhe për të vendosur kushte për ardhjen e forcave të rregullta të Wagner-it, të cilët thuhet se janë planifikuar të vendosen në Bjellorusi në fillim të gushtit pasi kanë marrë lejen dhe i janë nënshtruar riorganizimit pas rebelimit të armatosur të Wagner më 24 qershor”, tha ISW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat