Bota po përvëlohet, por ky është vendi që po ndodh çmenduria - stuhia shkatërron çatitë dhe thyen pemët

Evropë

Bota po përvëlohet, por ky është vendi që po ndodh çmenduria - stuhia shkatërron çatitë dhe thyen pemët

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Sllovenia ndryshe nga një pjesë e madhe e vendeve që po vuajnë valën e nxehtësisë, është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me shi, rrufe dhe erëra deri në mbi 100 km/h.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se si pasojë e stuhisë që ka përfshirë Slloveninë mbrëmjen e së martës janë shkatërruar disa çati shtëpiash, shembur pemë dhe shkatërruar linjat e energjisë elektrike.

Nga ana tjetër njoftohet se dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.

Ndërsa rreth 250 prej tyre, të cilët ishin kamping në ambient të hapur, u evakuuan, njoftoi Administrata Sllovene për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën ndaj Fatkeqësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat