Inaugurohet seksioni i parë i “Autostradës së Paqes” në Serbi, Varhelyi: Më shumë do të pasojë

Evropë

Inaugurohet seksioni i parë i “Autostradës së Paqes” në Serbi, Varhelyi: Më shumë do të pasojë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:13
Oliver Varhelyi

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka bërë të ditur se është bërë inaguruimi i pjesës së parë të seksionit të Nish-Merdarë, në kuadër të Autostradës së Paqes.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla.

“Ne i lidhim njerëzit dhe bizneset e Serbisë. Kjo autostradë është një projekt kryesor i Planit Ekonomik dhe Investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor”.

“BE-ja investon! Më shumë gjëra po vijnë”, ka thënë Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat