Rrokulliset një autobus në Turqi, shtatë të vdekur dhe disa të lënduar

Evropë

Rrokulliset një autobus në Turqi, shtatë të vdekur dhe disa të lënduar

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Shtatë të vdekur dhe 23 të lënduar është bilanci i një aksidenti tragjik në Turqi.

Në lagjen Sarıkamış të Karsit, një autobus me pasagjerë humbi kontrollin dhe u rrokullis, me ç’rast ra në një humnerë.

Guvernatori i Karsit, Türker Oksuz deklaroi për CNN TURK se në aksident kanë humbur jetën shtatë persona dhe kanë mbetur të plagosur 23 persona.

“Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën në aksidentin që ndodhi si pasojë e fluturimit të autobusit të pasagjerëve në Karakurt të rrethit Sarıkamış shkoi në shtatë”, thuhet në njoftim.

Të lënduarit u dërguan me autoambulanca në Spitalin Shtetëror Khorasan, ku po marin trajtimet e nevojshme mjekësore.

Autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet rreth këtij aksidenti dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para rreth aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat