​Vazhdojnë protestat antiqeveritare e kundër Vuçiqit në Serbi

Evropë

​Vazhdojnë protestat antiqeveritare e kundër Vuçiqit në Serbi

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 10:44
Serbi

Qindra serbë u mblodhën të shtunën në qytete anembanë vendit në protesta antiqeveritare dhe demonstrata kundër presidentit Aleksandër Vuçiq dhe për të dënuar dhunën.

Turmat u mblodhën për demonstratën e 15-të "Serbia kundër dhunës" në kryeqytet Beograd, gjithashtu në Novi Sad dhe Nish, që nisi pas të shtënave masive që lanë dhjetëra të vdekur e që u orientua edhe kundër drejtuesve të shtetit serb.

Protestuesit kanë marshuar drejt ndërtesës së qeverisë dhe ka dhënë mesazh se do të vazhdojnë me protestat.

Protestuesit kërkuan t'i jepet fund promovimit të dhunës në media.

Ata kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrave të qeverisë të përfshirë në siguri.

Protestat filluan pas dy të shtënave masive në më pak se 48 orë që lanë të paktën 17 të vdekur më 7 maj.

Turma përpara ndërtesës së parlamentit në Beograd marshoi nëpër qytet, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut.

Protestuesit kërkuan gjithashtu shkarkimin e menaxhmentit të Televizionit Shtetëror Serb (RTS) dhe Bordit të tij Mbikëqyrës, i cili përcakton se cilat kanale transmetohen në televizion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat