Gjermani, 7 të plagosur nga një aksident në një park argëtimi

Evropë

Gjermani, 7 të plagosur nga një aksident në një park argëtimi

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi të hënën, gjatë një shfaqjeje në një nga parqet argëtuese më të mëdha në Gjermani, në qytetin Rust në Baden-Württemberg. Sipas autoriteteve gjermane, tre prej të plagosurve janë dërguar në spital për të marrë ndihmë më të specializuar.

“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident në një pishinë gjatë një shfaqjeje. Pesë artistë dhe dy vizitorë u plagosën”, tha policia gjermane.

Sipas radiostacionit SëR, aksidenti ndodhi kur u shemb një pjesë e një skene të ngritur për qëllimin e shfaqjes së quajtur “Kthimi i Piratëve”.

Disa javë më parë, në këtë park shpërtheu një zjarr i madh duke detyruar autoritetet të evakuojnë 25,000 vizitorë dhe punëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat