Zbulohet tjetër përdhunim në grup në Itali, dy kushërira 13-vjeçare u abuzuan nga 6 persona

Evropë

Zbulohet tjetër përdhunim në grup në Itali, dy kushërira 13-vjeçare u abuzuan nga 6 persona

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 10:23
Policia

Në Parco Verde di Caivano, në provincën e Napolit, dy kushërira 13-vjeçare u përdhunuan nga një grup adoleshentësh në një kasolle. Ngjarja ka ndodhur në fillim të korrikut. Tufa që do të kishte abuzuar me vajzat përbëhej nga gjashtë persona.

Hetimet kanë nisur në gusht kur familjarët e kushërirave kanë paraqitur një denoncim tek karabinierët.

Konfirmimi i dhunës, sipas asaj që rikonstrukton gazeta Il Mattino, do të ishte bërë edhe nga vizitat mjekësore në dy spitalet e qytetit. Për momentin bëhet e ditur se tashmë është identifikuar dhe arrestuar i vetmi i rritur në grup.

Ndërkohë është vendosur që dy vajzat të largohen nga Parco Verde dhe tani do të jetojnë në një shtëpi familjare.

Javët e fundit, hetimet kanë vijuar në fshehtësinë më të rreptë, por sipas asaj që rezulton, disa telefona celularë po analizohen për të rindërtuar dinamikën e saktë të fakteve. Dy vajzat dyshohet se ishin dërguar në një kasolle të braktisur në zonë me anë të mashtrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat