Nënkoloneli suedez: Frika bërthamore në Perëndim po zvogëlohet

Evropë

Nënkoloneli suedez: Frika bërthamore në Perëndim po zvogëlohet

Nga: H.R Më: 27 gusht 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Perëndimi ka kontribuar me mbështetje të konsiderueshme armësh në mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë dhe presidentit të vendit, Vladimir Putin.

Pas SHBA-së, BE-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Japonia vijojnë në listën e vendeve që i kanë dhënë Ukrainës mbështetjen më të madhe të armëve në vlerën, korona dhe qindarkë, sipas pasqyrës së Institutit Kiel!

Norvegjia është në vendin e nëntë në listën e donacioneve në vlerë, korona dhe øre - dhe në vendin e 13-të, në përqindje të produktit kombëtar bruto.

Në të njëjtën kohë, frika e Perëndimit për një përshkallëzim të mundshëm të luftës është ulur gradualisht, sipas Joakim Paasikivi, i cili punon në Shkollën e Lartë Ushtarake në Suedi.

Dorëzimi i armëve në Ukrainë është bërë në faza, dhe një arsye për këtë është se Perëndimi ka frikë nga përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia dhe Putini, beson eksperti.

Por për çdo sistem të ri (armësh) që është dërguar në Ukrainë, ka rezultuar se "vijat e kuqe" ishin të imagjinuara, andaj kërcënimi bërthamor rus është bërë më pak i besueshëm, por ne nuk mund ta injorojmë plotësisht, “britmën” e Putinit,  thotë Paasikivi për SVT suedeze…)

Norvegjia, Holanda dhe Danimarka kanë njoftuar se kur të krijohen kushtet do të dorëzojnë Ukrainës avionët amerikanë F-16!

Në Suedi, ndër të tjera, socialdemokratët kanë hapur derën për të dërguar atje, avionin tonë, Jas Gripen.

Qeveria është e ndarë për këtë çështje, përderisa Kristiandemokratët dhe liberalët janë pro, ndërsa të moderuarit kanë thënë deri tani jo, por pa e përjashtuar plotësisht këtë ide.

Arsyeja pse dërgesat shkuan në faza, është sepse në Perëndim është punua me vetëpërmbajtje, sepse ekziston shqetësimi për një përshkallëzim, ndoshta edhe me armë bërthamore, thotë nënkoloneli.

Për secilin sistem të ri të dërguar deri më tani, ka rezultuar se vijat e kuqe kanë qenë imagjinare. Kërcënimet bërthamore ruse janë bërë gjithnjë e më pak të besueshme, por nuk mund të injorohen plotësisht, pse dikush ka bërtitë shumë herë; se është ujku!

Dorëzimi i avionëve F-16 hap rrugën për dërgimin e  armëve edhe më moderne, thotë Paasikivi.

- Robotë më të mirë të gjuetisë, robotë që kërkojnë sinjal si dhe armë sulmi me rreze të gjatë veprimi, është një katalog tjetër  i armëve që mund të varen në avion, thotë ai.

A ka një hap përtej kësaj?

- Është e vështirë të parashikohet, por me një furnizimin afatgjatë të armëve, dhe tani me avionë, mund të shpresojmë se Ukraina do të arrijë sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat