Këto ishin fjalët e fundit të Mbretëreshës Elizabeth II para se të ndërronte jetë

Evropë

Këto ishin fjalët e fundit të Mbretëreshës Elizabeth II para se të ndërronte jetë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 08:06
Mbretëresha Elizabeth II

Sarah Ferguson, e njohur gjithashtu si Fergie së fundmi rrëfeu disa detaje nga biseda e saj e fundit me ish-vjehrrën e saj, Mbretëreshën Elizabeth II në podcast-it “Tea Talks with the Dutchess and Sarah”. Dukesha e Jorkut zbuloi se fjalët e fundit që Mbretëresha i tha ishin: “Vetëm bëhu vetvetja, Sarah”.

Ajo gjithashtu shpjegoi se Mbretëresha mërzitej kur bashkëshortja e djalit të saj nuk ishte vetvetja, por tani pas porosisë që i dha vjehrra, Fergie ndihet me fat që më në fund mund të jetë vetvetja.

“Jam shumë me fat që mund të jem vetvetja”, tha Fergie, ndërsa shtoi:

"Nuk e di nëse është kalimi i Mbretëreshës në parajsë që tani mund të them hapur atë që dua të them pa u shqetësuar se do të ofendoj dikë."

Ndër të tjera Fergie u shpreh se fati ka qenë gjithmonë në anën e saj.

"Unë jam njeriu më me fat në botë. Kam pasur jetën më të bukur që mund të kërkoja. Unë kam qenë shumë me fat."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat