Shefi i spiunazhit të Ukrainës trondit me deklaratën: Putin ka një vit që ka vdekur, ja kush e ka zënë vendin e presidentit rus

Evropë

Shefi i spiunazhit të Ukrainës trondit me deklaratën: Putin ka një vit që ka vdekur, ja kush e ka zënë vendin e presidentit rus

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 08:13
Vladimir Putin

Vladimir Putin mund të ketë vdekur prej një viti, ndaj Rusia përdor sozitë e presidentit. Kështu ka pohuar një shef i spiunazhit ukrainas, duke i tronditur të gjithë. Gjeneral-majori Kyrylo Budanov ka argumentuar më parë se presidenti rus ka qenë "i sëmurë për disa kohë" dhe se ai vuan nga kanceri. Dhe 37-vjeçari, që ngre shpesh hipoteza të këtij lloji, tha gjatë një interviste me Radio Svoboda këtë javë: "Putini që të gjithë njihnin u pa për herë të fundit rreth 26 qershorit 2022."

Si provë, Budanov, 37 vjeç, tregoi një video virale që tregonte Putinin duke i hedhur një sy kyçit të dorës së majtë, por ora e tij ishte në të djathtë.

Takimi në fjalë erdhi një ditë përpara se një aeroplani privat i Wagner, ku ishte edhe Yevgeny Prigozhin, të rrëzohej disa qindra milje në veri-perëndim të Moskës. Në lidhje me klipin, Budanov u pyet: "A është ky një Putin i vërtetë?" Ai u përgjigj: "Le t'ia lëmë të gjithëve të vendosin."

Duke sugjeruar se personi në video ishte një sozi, Budanov u pyet nëse besonte apo jo se Putin ishte ende gjallë.

Ai tha: "Nuk e di se çfarë t'ju përgjigjem."

Duke folur për ABC News në janar, Budanov tha: “Putin ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë. Jam i sigurt se ka kancer. “Unë mendoj se ai do të vdesë shumë shpejt”, tha ai. Duke folur në tetor, ai sugjeroi se tani ishte "praktikë e zakonshme" për Putinin që të kishte sozi trupore të tij. Ai shpjegoi: “Ne dimë konkretisht për tre persona që vazhdojnë të shfaqen, por sa janë nuk e dimë. Të gjithë kanë bërë operacione plastike për t'u dukur si Putim. E vetmja gjë që i tradhton është gjatësia e tyre. Është e dukshme në video dhe foto”. Teori të tilla kanë qarkulluar shpesh, ndaj vështirë se mund të konfirmohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat