Grekët protestojnë kundër kartave të reja të identitetit: Jo skllavërisë elektronike

Evropë

Grekët protestojnë kundër kartave të reja të identitetit: Jo skllavërisë elektronike

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 19:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër tubim kundër kartave të reja të identitetit është zhvilluar pasditen e së dielës në sheshin qendror të Athinës.

Protestuesit brohorisnin parulla kundër kartave të identifikimit dhe mbanin pankarta me mesazhe të ngjashme si “jo skllavërisë elektronike”, por edhe imazhe me përmbajtje fetare.

Letërnjoftimet e reja kanë shkaktuar reagime nga një pjesë e qytetarëve, pasi janë të shqetësuar se ata përmbajnë një “çip” që kontrollon të dhënat e tyre personale dhe se do të gjurmohen përmes tyre.

Qeveria thotë se kartat e reja zëvendësojnë modelin e vjetër për të respektuar rregulloren evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat