Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë, raportohet për viktima

Evropë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë, raportohet për viktima

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 08:54
Shpërthim

Tre persona kanë humbur jetën një shpërthim në një fabrikë pranë qytetit të Chieti, në pjesën qendrore të Italisë, sipas njoftimit të zjarrfikësve.

Shpërthimi ka ndodhur rreth mesditës në kompaninë “Esplodenti Sabino”, e cila prodhon lëndë plasëse, si dhe kryen deaktivizimin e bombave, minave dhe mjeteve të tjera shpërthyese, transmeton Hina.

Mediat raportojnë se nga aksidenti mund të ketë disa të lënduar. Do të hapet një hetim për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Një shpërthim ndodhi po në atë fabrikë në dhjetor 2020, duke vrarë tre persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat