Politikani serb ia vë flakën vetes para stacionit policor

Evropë

Politikani serb ia vë flakën vetes para stacionit policor

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Asamblisti i opozitës në Kuvendin e Topoles në Serbi, D. M. (53 vjeç), i ka vënë flakën vetes para stacionit policor mbrëmë vonë. Ai u ndihmua shpejt dhe mbijetoi, megjithatë, në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie të rrezikshme për jetën.

Dje është mbajtur seanca e kuvendit komunal të Topoles dhe në orët e vona të mbrëmjes asamblisti ka dalë para stacionit policor ku i ka vënë flakën vetes. Dyshohet se fillimisht ka qëndruar aty pranë për disa orë dhe më pas ka vendosur për këtë akt.

Oficerët e policisë i kanë ardhur në ndihmë. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar burrin me djegie të rënda në Qendrën Klinike në Kragujevc. Një polic u lëndua lehtë teksa po përpiqej ta ndihmonte 53-vjeçarin.

Pacienti është mbajtur për trajtim në Qendrën Klinike në Kragujevc. Ai ndodhet në repartin e kujdesit intensiv të Qendrës për Anestezion dhe Reanimacion. D.M. është në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende shkaku që ka çuar deri në këtë akt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat