Dramë në Slloveni, burri gjuan me armë policët nga tarraca e shtëpisë – raportohet se ka sasi të mëdha armësh

Evropë

Dramë në Slloveni, burri gjuan me armë policët nga tarraca e shtëpisë – raportohet se ka sasi të mëdha armësh

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:22
Slloveni

Në fshatin Drazhenci në komunën sllovene Ptuj, po zhvillohet një situatë dramatike, pasi një burrë i paidentifikuar është mbyllur në shtëpi dhe po shtien me armë në policinë nga tarraca.

Ueb-faqja lokale Maribor24, ka publikuar pamjet e sulmuesit.

Raportohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia në Maribor është informuar se në afërsi të fshatit është parë një burrë i armatosur.

Me të marrë informacionin ishin nisur patrullat, që iu bashkuan atyre në Ptuj që kishin arritur më herët në fshat.

Burri është barrikaduar brenda shtëpisë, nëse akoma nuk dihet nëse edhe dikush tjetër është me të brenda.

Policët pasi iu afruan shtëpisë, panë se ai po qëndronte në tarracë me revole në dorë dhe i bënin thirrje që ta lëshojë në tokë dhe të del nga shtëpia, megjithatë ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Raportohet se ai ka shtënë disa herë më armë në drejtim të policisë.

E në vendin e incidentit kanë arritur edhe njësitë speciale të policisë sllovene si dhe negociuesi, e sipas mediave sllovene deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policët në disa raste kanë paralajmëruar banorët e atjeshëm që të mos i afrohen shtëpisë. RTV Sllovenia raporton se burri brenda shtëpisë ka sasi të madhe armësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat