Filmohet momenti kur rusët sulmojnë fabrikën e koksit në Avdiivka

Evropë

Filmohet momenti kur rusët sulmojnë fabrikën e koksit në Avdiivka

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:42
Pamje nga sulmi

Në rajonin e Donetskut, pushtuesit rusë bombarduan fabrikën e koksit në Avdiivka, ku rezervat e mbetura të naftalinës po vazhdojnë të digjen.

Kështu thotë deputeti ukrainas, Musa Magomedov, ish-CEO i uzinës në Adviivka, raporton Ukrinform.

“Paqebërësit”…vazhdojnë të shkatërrojnë industrinë e Donbasit. Këta përbindësha sapo goditën ACCP me bomba ajrore dhe tani punëtorët po ballafaqohen me flakët”, shkroi Magomedov në Telegram gjersa ka publikuar edhe video pamjet.

Ai pohoi se pushtuesit përsëri do të gënjejnë se “kanë goditur një depo municionesh, e cila në fakt kurrë nuk është shfrytëzuar për qëllime të tilla”.

Vitaliy Barabash, drejtor i Administratës Ushtarake të qytetit Avdiivka, specifikoi se një nga raketat e armikut goditi depon e magazinimit të naftalinës, ku momentalisht po digjet stoku.

Aktualisht nuk raportohet për viktima, por për dëme të konsiderueshme materiale.

Rajoni i Donetskut, në veçanti qyteti i Avdiivka-s, janë vazhdimisht subjekt i sulmeve ruse pasi ata po vazhdojnë të vrasin dhe gjymtojnë njerëzit, duke sulmuar blloqet e banimit dhe ndërtesat administrative, ndërmarrjet industriale dhe infrastrukturën civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat