Bjellorusia akuzon Poloninë se ka shkelur në hapësirën ajrore të saj

Evropë

Bjellorusia akuzon Poloninë se ka shkelur në hapësirën ajrore të saj

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Bjellorusia njoftoi sot se një helikopter polak ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

“Rreth orës 15:20 helikopteri kaloi kufirin e Republikës së Bjellorusisë, duke arritur një thellësi deri në 1.5 km.

Në orën 16:22, helikopteri përsëri shkeli hapësirën ajrore të Bjellorusisë, duke arritur një thellësi deri në 300 metra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë.

Minsk, aleati më i afërt i Moskës, tha se avionët ushtarakë po vendoseshin në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat