Borrell: Sulmet kundër civilëve janë krime lufte

Evropë

Borrell: Sulmet kundër civilëve janë krime lufte

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 20:27
Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se sulmi rus në Hroza është një “krim lufte”.

Ai shtoi se synimi i një zone civile “kishte sjellë mizoritë ruse në një nivel tjetër të zymtë”.

“Sulmet e qëllimshme kundër civilëve janë krime lufte,” deklaroi ai.

Borrell ka qenë në samitin politik evropian në Granada të Spanjës, ku liderët takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat