Gazetari kroat nis grevën para Ambasadës serbe në Zagreb: Kush e vrau Vladimir Cvijan dhe Oliver Ivanoviqin?

Evropë

Gazetari kroat nis grevën para Ambasadës serbe në Zagreb: Kush e vrau Vladimir Cvijan dhe Oliver Ivanoviqin?

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 14:50
Pamje nga protesta

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq njoftoi të hënën, më 9 tetor, përmes llogarisë së tij në Twitter se do të hyjë në grevë urie para Ambasadës serbe në Zagreb.

Si arsye të grevës së urisë, Margetiq përmend faktin se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Aleksandar Vulin, drejtori i BIA-s, nuk e lejojnë të hyjë në Serbi.

“Fillova grevë urie para ambasadës serbe në Zagreb!”, shkruan ai.

Para ambasadës së Serbisë në Kroaci, Margetiq ka varur një poster me foton e tij, mbi të cilin janë ngjitur mbishkrimet “Kush e vrau Vladimir Cvijan?” dhe “Kush e vrau Oliver Ivanoviqin?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat