Daçiq synon të bëhet kryeministër i Serbisë, e fut nipin e Millosheviqit në listë zgjedhore

Evropë

Daçiq synon të bëhet kryeministër i Serbisë, e fut nipin e Millosheviqit në listë zgjedhore

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:33
Ivica Daçiq

Në Beograd po bëhen gati për zgjedhje të reja parlamentare. Ivica Daçiq, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, synon postin e kryeministrit.

Daçiq e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviqit, nipit të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

Bartësi i listës është Daçiq, ndërsa nipi i Millosheviqit është i treti në listë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është planifikuar të mbahen më 17 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat