Trazira në Madrid, shkak u bë një premtim i kryeministrit spanjoll

Evropë

Trazira në Madrid, shkak u bë një premtim i kryeministrit spanjoll

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 20:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Madrid, protestuesit u përleshën me policinë për një amnisti të mundshme për ata që janë përfshirë në përpjekjen e dështuar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017.

Protestat u zhvilluan jashtë selisë së Partisë Socialiste në pushtet, me turma që mbanin pankarta dhe brohoritnin, raporton Euronews.com.

Amnistia ka ndezur një polemikë politike, me kundërshtarët konservatorë që akuzojnë kryeministrin socialist në detyrë Pedro Sanchez për minimin e sundimit të ligjit për përfitime personale.

Policia spanjolle përdori shkopinj gome kundër protestuesve, ndërsa përleshjet rezultuan në skena kaotike.

Përafërsisht 4 mijë njerëz, përfshirë kreun e partisë spanjolle të ekstremit të djathtë Vox, morën pjesë në protestë.

Të paktën një person u arrestua, dhe raportohet se u përdor gaz lotsjellës nga disa protestues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat