Dy ditë para zgjedhjeve, lideri holandez i ekstremit të djathtë sulmohet brutalisht në pijetore – goditet me shishe të birrës në kokë

Evropë

Dy ditë para zgjedhjeve, lideri holandez i ekstremit të djathtë sulmohet brutalisht në pijetore – goditet me shishe të birrës në kokë

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 23:25
Thierry Baudet

Lideri i një partie populiste të ekstremit të djathtë u sulmua të hënën në qytetin verior të Groningenit, dy ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Holandë.

Thierry Baudet, lideri i Forumit për Demokraci, u dërgua në spital, tha partia në një mesazh në rrjetin social X.

“Duket se gjithçka do të jetë mirë”, tha partia.

Baudet më vonë u raportua se ishte ekzaminuar nga një kirurg, pasi u godit në pjesën e pasme të kokës dhe pranë syrit me një shishe birre. I lënduar ka mbetur edhe një roje sigurie.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Baudet shihet në një pijetore në momentin kur po bënte një selfie dhe më pas sulmuesi e godet me një shishe qelqi. Baudet u mor me shpejtësi, dhe sulmuesi u mposht, shkruan AP.

Zëdhënësi i policisë Thijs de Jong, tha se një person u arrestua nën dyshimin për përfshirje në sulm. Ai tha se motivi është duke u hetuar.

“Ajo që mund të them në këtë pikë është se Baudet u godit në kokë, ndoshta me një objekt”, tha De Jong.

Ai theksoi se nuk mund të jep detaje të tjera apo të komentonte mbi gjendjen e Baudet, i cili po kandidon për të ruajtur vendin e tij në parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat