Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

Evropë

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 08:11
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq, i cili kohët e fundit po përdor në mënyrë aktive rrjetin TikTok, publikoi një video në të cilën ai kalon nëpër autostradë duke lavdëruar sukseset e partisë së cilës deri vonë ishte kryetar.

Në video, Vuçiq shihet duke vozitur, teksa ndez radion dhe këndon një këngë që sipas përdoruesve të rrjeteve sociale ishte kënga “Rap das Armas”, e cila është e ndaluar në Brazil sepse lavdëron vrasjen e policëve.

Kënga u bë shumë e njohur në atë vend falë filmit Elite Squad.

Aty flitet për njësinë speciale të policisë që bastis çdo ditë favelat për të arrestuar narkotrafikantët, por edhe për armët e njohura mes tregtarëve, si dhe për konfliktet mes tregtarëve dhe policisë.

Kënga është realizuar nga MC Sidinjo dhe MC Doka, dy ndjekës të stilit proibidão – i cili është i ndaluar ligjërisht për glorifikim të aktiviteteve kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat