Mijëra persona marshojnë në Berlin kundër antisemitizmit

Evropë

Mijëra persona marshojnë në Berlin kundër antisemitizmit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 16:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa mijëra njerëz protestuan të dielën në kryeqytetin gjerman, Berlin, kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe racizmit. Marshimi i protestës u ndërmor përballë rritjes së incidenteve antisemite që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe nisja e ofensivës izraelite në Gaza.

Një protestë e ngjashme u mbajt në kryeqytetin belg, Bruksel, në mbështetje të komunitetit hebre të vendit.

Policia e vlerësoi numrin e pjesëmarrësve në 3200 vetë, kurse organizatorët thanë se prisnin 10.000 vetë që të merrnin pjesë në marshim.

Josef Schuster, President i Këshillit Qendror të Hebrenjve, tha në këtë ngjarje se ai ndonjëherë nuk e njeh Gjermaninë, sepse “diçka ka dalë jashtë kontrollit“, duke iu referuar rritjes së incidenteve antisemite në vitet e fundit, veçanërisht që nga fillimi i konflikti i fundit mes Izraelit dhe Hamasit.

“Ka ende një mundësi për të riparuar këtë situatë, por për ta bërë këtë duhet të pranojmë edhe atë që ka ecur keq në vitet e fundit, atë që nuk mundëm ose nuk donim të shihnim”, shtoi ai.

Në protestë morën pjesë edhe ministri i Punës, Hubertus Heil, dhe Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat