​Shkarkohen ministri kroat i Ekonomisë dhe këshilltari i tij për korrupsion të dyshuar

Evropë

​Shkarkohen ministri kroat i Ekonomisë dhe këshilltari i tij për korrupsion të dyshuar

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq njoftoi sot se ka shkarkuar ministrin e Ekonomisë Davor Filipoviq dhe këshilltarin e tij, Jurica Lovrinçeviq.

Lëvizja e Plenkoviq erdhi pasi revista “Nacional” shkroi se Lovrinçeviq kishte një marrëveshje të parregullt me një stacion televiziv të Zagrebit.

"Arsyeja e vendimit tim është diskursi që pamë në media. Korrespondenca midis ish-këshilltarit të ministrit dhe një gazetari shkaktoi habi të madhe në qeveri," tha Plenkoviq në një konferencë në Zagreb duke shtuar se ai e humbi besimin te Filipoviq.

"Unë nuk kam më besim te ministri që lejoi të ndodhin ngjarje të tilla. Ne do të fillojmë negociatat për një emër të ri sa më shpejt të jetë e mundur," tha Plenkoviq.

“Nacional” botoi një artikull që thoshte se Lovrinçeviq i ofroi televizionit Mrezha me qira tabela të kompanive dhe organizatave shtetërore, dhe kërkoi që gjysma e shumës së kostos të depozitohej në llogarinë e tij. Revista publikoi korrespondencën midis Lovrinçeviq dhe një gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat