Alarm për bombë në shkollat ndërkombëtare në Spanjë, pezullohet përkohësisht mësimi

Evropë

Alarm për bombë në shkollat ndërkombëtare në Spanjë, pezullohet përkohësisht mësimi

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Liceu francez Molière në Zaragoza, Zhyl Verne në Tenerife dhe Shkolla St Georges në Madrid kanë qenë subjekt i kërcënimeve me bombë.

Shkollat ndërkombëtare, franceze dhe britanike, morën emaile të kërcënimit me bombë, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të mësimit.

Qindra kërcënime për bomba kanë pezulluar punën në aeroporte dhe stacionet e trenave për disa muaj në Francë.

Në mes të nëntorit, Ministria e Arsimit Kombëtar raportoi 788 alarme për bombë në shkolla që nga fillimi i vitit shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat