Dodik e pranon se në ushtrinë e Serbisë ka edhe shumë ushtarë nga BeH

Evropë

Dodik e pranon se në ushtrinë e Serbisë ka edhe shumë ushtarë nga BeH

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 10:35
Dodik dhe Vuçiq

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, në Beograd dje në mbrëmje.

Në këtë mënyrë Dodik ka “radhitur” vizitat e tij në kryeqytetin e Serbisë, duke pasur parasysh se aty ka qenë edhe të dielën, kur ka qenë në selinë e SNS-së së Vuçiqit.

Me të në Beograd ishte edhe Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së BeH.

“Unë dhe Zheljka Cvijanoviq morëm pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga zëvendëskryeministri i Republikës së Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq”, ka shkruar Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat