Darka e fundvitit shkon për dreq, sëmuren 700 punonjës të kompanisë

Evropë

Darka e fundvitit shkon për dreq, sëmuren 700 punonjës të kompanisë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Supozohej të ishte festë fundviti ku duhej të kënaqeshin të gjithë, por nuk ishte e thënë për 2600 punonjësit e kompanisë franceze Airbus Atlantic. Darka e Krishtilindjes i la të sëmurë.

Autoritetet shëndetësore kanë nisur një hetim për të përcaktuar çfarë shkaktoi një shpërthim masiv të gastroenteritit mes 700 punonjësve. Festa ishte organizuar nga restoranti i kompanisë në Montoir de Bretagne, në rajonin perëndimor të Francës. Menyja përfshinte të brendshme pate, produkte deti, akullore, lajthi etj.

Pas darkës, që u zhvillua më 14 Dhjetor punonjësit shfaqën shenja të të vjellave ose/dhe diarre. Shumica u sëmurën 24 deri në 48 orë pas darkës.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se ende nuk i kanë identifikuar shkaqet që shkaktuan helmimin masiv dhe po shikojnë nëse ndodhi si pasojë e ndonjë bakteri në ushqim apo e ndonjë virusi gastroentirit.

“Hetimet po vijojnë”, tha një zëdhënës, që bëri me dije se javën e ardhshme do të bëhen publike rezultatet.

Ndërsa një punonjëse u shpreh për një gazetë franceze se dhimbjet ishin më të këqija se të lindje një fëmijë.

“Kisha dhimbje barku dhe kokë si asnjëherë më parë. Ishte më keq se të lindje një fëmijë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat