Moska i del në “mbrojtje” Beogradit duke akuzuar perëndimin se duan destabilizimin e Serbisë

Evropë

Moska i del në “mbrojtje” Beogradit duke akuzuar perëndimin se duan destabilizimin e Serbisë

Nga: F. B. Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 09:41
Aleksander Vuçiq

Pas incidenteve që ndodhën mbrëmë para ndërtesës së Kuvendit të qytetit të Beogradit nga opozita dhe studentët, ku njoftohen për dëme materiale në ndërtesë, lëndimin e 2 pjesëtarëve të Policisë dhe arrestimin e 35 pjesëmarrësve në protestë, të vetmit që i dolën në “mbrojtje” regjimit të Vuçiçit ishte Moska zyrtare, që si zakonisht akuzoi perëndimin për synim të destabilizimit të rrethanave në Serbi.

Si shkruan “B92” reagimi nga Moska është vlerësuar si “përpjekje kolektive nga bota perëndimore që në Beograd të destabilizohet situata”, transmeton “Bota Sot”.

Vetë Vuçiç mbrëmë la deklaruar se fal informatave nga shërbimet e huaja me kohë kanë mësuar për synimin që kanë protestuesit, ndërsa kryeministrja Brnabiç ishte shumë më direkt, duke shpreh mirënjohje shërbimit informativ rus për informatën rreth protestës dhe synimit të tyre.

“Perëndimi po përpiqet që të destabilizojë rrethanat e sigurisë në Serbi” , ka thënë përmes një kumtese në portalin “Izvestija” zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, duke komentuar ngjarjet dhe trazirat e mbrëmshme në Beograd.

"Është e qartë përpjekja që bëjnë kolektivisht perëndimi që me teknikën e “mejdanit” të destabilizoj  situatën në vend (Serbi)” ka thënë Zaharova, transmeton “Sputnjik”.

Sipas Zaharoves, respektimi i Kushtetutës së vendit, respektimi i vullnetit të popullit serb të shprehur në zgjedhje, që votoi për interesat kombëtare të vendit të vetë është reagimi më i mirë i mundshëm në këtë situatë.

Pas këtij reagimi nga Moska dhe falënderimit e mirënjohjes hapur nga Brnabiç për Rusinë, bashkësia ndërkombëtare përkatësisht BE duhet të ketë të qartë vazhdimin e lojës me dy karrige që me vite aplikon Vuçiç dhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat