​Protestat në Serbi, Brnabiq vë në pah lidhjen e shërbimeve sekrete ruse dhe BIA-s serbe

Evropë

​Protestat në Serbi, Brnabiq vë në pah lidhjen e shërbimeve sekrete ruse dhe BIA-s serbe

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Kryeministrja serbe në detyrë, Ana Brnabiq, ka falënderuar shërbimet ruse, për siç tha ajo, informimin që iu dhanë për atë që po përgatitej në Beograd të dielën, gjegjësisht protestat e dhunshme.

Kësisoj, Brnabiq ka vënë në pah edhe njëherë lidhjen mes shërbimeve sekrete të Rusisë dhe BIA-s serbe, shkruan KosovaPress. 

Në "Hit Tweet" e saj në Pink të dielën në mbrëmje, Brnabiq kujtoi se edhe para zgjedhjeve kishte paralajmëruar se një pjesë e opozitës do të përpiqej të sfidonte rezultatet e zgjedhjeve dhe të merrte pushtetin në Serbi me mjete të dhunshme, gjë që kulmoi, siç tha në “sulmin ndaj Kuvendit të Qytetit të Beogradit”, transmeton nova.rs.

Ajo ka falënderuar shërbimet ruse të sigurisë, të cilat siç tha ajo, “e kanë ndarë atë informacion me kolegët e tyre serbë”.

"Ndoshta nuk do të jetë e popullarizuar për këta nga Perëndimi, por ndiej që veçanërisht sonte se është e rëndësishme të ngrihemi në mbrojtje të Serbisë dhe të falënderojmë shërbimet ruse të sigurisë që i kishin ato informacione dhe i ndanë me ne," tha Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat