Vuçiq ‘fryhet’, thotë se qëndroi në Presidencë gjatë protestës: Nuk kam aspak frikë

Evropë

Vuçiq ‘fryhet’, thotë se qëndroi në Presidencë gjatë protestës: Nuk kam aspak frikë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:52
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq një natë pas protestave në Beograd, tha se nuk ka frikë nga ngacmuesit dhe se do të jetë gjithmonë me popullin e tij.

Ai tha se “paqja dhe stabiliteti në vend do të ruhet”.

Ky reagim i tij erdhi pas protestave të mbrëmshme në Beograd kundër rezultateve të zgjedhjeve.

“Unë jam ai që kam qenë në tarracë, që kam qenë në Presidencë, në vendin tim të punës dhe nuk kam pasur aspak frikë nga ju dhe nuk do t’ju ​​lë ta shkatërroni Serbinë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat