Pesë të vdekur, të tjerë të lënduar dhe të zhdukur – detaje dhe pamje nga zjarri në një bujtinë në Rumani

Evropë

Pesë të vdekur, të tjerë të lënduar dhe të zhdukur – detaje dhe pamje nga zjarri në një bujtinë në Rumani

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:11
Rumani

Një zjarr masiv në një bujtinë mëngjesin e së martës në Rumani la pesë persona të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e ndërhyrjes emergjente janë vendosur në fshatin Tohani të qarkut Prahovë, ku në bujtinë po qëndronin 26 persona, sipas Inspektoratit të Përgjithshëm për Situatat Emergjente.

Përpara se autoritetet e urgjencës të konfirmonin vdekjen e viktimës së katërt dhe të pestë rreth mesditës, ekipet e kërkim-shpëtimit u ngritën për të gjetur pesë persona të zhdukur.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dy të vdekurit e tjerë ishin në mesin e atyre të listuar si të zhdukur.

Autoritetet thanë se 18 persona arritën t’i shpëtonin zjarrit dhe dy prej tyre po trajtoheshin për djegie.

Ndërkohë është bërë e ditur se zjarri ishte shuar dhe se kërkimi për të zhdukurit ishte në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat