Moti i keq “paralizon” Francën, qindra automjete bllokohen në dëborë

Evropë

Moti i keq “paralizon” Francën, qindra automjete bllokohen në dëborë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Franca është përfshirë nga moti i keq, me qindra automjete që kanë mbetur të bllokuara në autostradë si pasojë e reshjeve të dendura të borës. Deri në 1000 automjete, kamionë dhe makina, u bllokuan gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, njoftoi Ministri i Transportit Clement Bonn.

Çështja është duke u “zgjidhur”, tha Bohn për radion RMC, duke shtuar se rreth 400 automjete ishin ende të bllokuara që nga mëngjesi i sotëm.

Moti i keq u përkeqësua edhe më shumë gjatë ditës së sotme në Francën verilindore dhe në gjashtë departamente të Francës veriperëndimore u lëshua alarm portokalli për borë dhe akull për atë që pritet të jetë dita më e ftohtë e javës në vend.

Temperatura priten të jenë deri në -5°C dhe -10°C në rreth një të tretën e verilindjes së vendit, ndërsa është raportuar  për rrezik përmbytje në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat