Presidenti rus: Miqtë e mi ndonjëherë nuk më besojnë se jam Putini i vërtetë

Evropë

Presidenti rus: Miqtë e mi ndonjëherë nuk më besojnë se jam Putini i vërtetë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 12:37
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se edhe miqtë e tij ndonjëherë nuk janë të sigurt se kush është ai, për shkak të thashethemeve të shumta se ai përdor sozi në paraqitjet e tij të shumta.

Putini po fliste para një audience në Chukotka, në lindjen e largët të Rusisë, kur i bëri komentet.

“Kur shpesh herë takoj shokët e mi të klasës ose kolegë të universitetit, ata shpesh më shikojnë dhe më thonë, ‘nuk e besoj, a je në të vërtetë ti apo jo?’”, deklaroi presidenti rus.

“Një person nuk e di gjithmonë se si do të sillet kur e gjen veten në një nivel të caktuar përgjegjësie”.

Komentet e tij vijnë pas thashethemeve të shumta që presidenti rus përdor sozi të shumta në paraqitjet e tij publike.

Madje, në shumë raste teoritë konspirative shkojnë deri në atë pikë sa thuhet se Putini ka vdekur dhe dikush tjetër paraqitet në vend të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat