Skandal në Slloveni: Punëtorët e termocentralit vodhën afro 100 tonë bakër

Evropë

Skandal në Slloveni: Punëtorët e termocentralit vodhën afro 100 tonë bakër

Më: 16 janar 2024 Në ora: 19:39
Slloveni

Sllovenia është tronditur nga një skandal i madh.

Në shtetin slloven u zbulua se punonjësit e termocentralit, “Sostanj” kanë vjedhur bakër për një kohë të gjatë nga njësitë e 1, 2, 3 dhe 4.

Sipas informacioneve jozyrtare janë nxjerrë dhe shitur rreth 100 tonë bakër, shkruajnë mediat sllovene.

Është e qartë se vjedhja nuk mund të ishte kryer nga individë, por nga një grup i organizuar punonjësish, pasi qasja në blloqe kërkonte miratimin e disa eprorëve, raporton N1.

“Ata e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull kur donin të pomponin mbeturinat nga blloku 4 dhe e kuptuan se pompa nuk funksiononte sepse nuk kishte më kabllo”, tha dëshmitari për portalin Vecer.

Hetimet policore janë duke vazhduar ndërsa policia sllovene deri më tani ka konfirmuar vetëm se është duke hetuar një nga kompanitë në zonë për dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes së madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat