Makina e shpimit depërtoi aksidentalisht në metron e Stambollit

Evropë

Makina e shpimit depërtoi aksidentalisht në metron e Stambollit

Më: 20 janar 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Një makinë shpimi depërtoi aksidentalisht në një tunel metroje në shtetin turk.

Një makinë shpimi që punon pranë linjës së metrosë që lidh lagjen qendrore të Stambollit, Mecidiyekoy me aeroportin kryesor të qytetit, aksidentalisht depërtoi në tavanin e tunelit të metrosë dhe shinat.

Në video shihet maikna duke dëmtuar tunelin dhe binarët e e metropolit turk.

Makina ka depërtuar në tavanin e tunelit dhe ka zbritur në shinat e metrosë, siç shihet në videon e transmetuar nga televizini sozcu.

Një zëdhënës i ministrisë së transportit tha se riparimet në tunel kishin përfunduar pas incidentit.

Ndryshe, autoritetet turke kanë nisur hetimet rreth rastit dhe së shpejti pritet të marrin masa ndaj punëkryesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat