Dy aksidente brenda pak orësh, ndërrojnë jetë dy persona në Brescia

Evropë

Dy aksidente brenda pak orësh, ndërrojnë jetë dy persona në Brescia

Më: 28 janar 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Dy aksidente në male kanë ndodhur në zonën e Brescias, duke u marrë jetën dy personave vetëm pak orë larg njëri-tjetrit.

Një alpinist i parë 54-vjeçar vdiq kur u rrëzua teksa po zbriste nga ana e Brescias e Cimon della Bagozza, në territorin e komunës së Lozios.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, ai ka rrëshqitur dhe më pas ka rënë disa metra duke vdekur në vend. Pak orë më vonë, në Collio, një 44-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga një kurriz.

Burri u dërgua për mjekim të specializuar, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat