Situata në Evropë vlerësohet më e keqe se në 1914 apo 1939

Evropë

Situata në Evropë vlerësohet më e keqe se në 1914 apo 1939

Më: 30 janar 2024 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Paralajmërimet e luftës po shtohen dita -ditës në të gjithë Kontinentin e Vjetër dhe pyetja që dëgjohet shumë shpesh është nëse një Luftë e Tretë Botërore është seriozisht e mundur dhe nëse vërtet jetojmë në një “botë të paraluftës”. David Wearing, i cili jep mësim për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Sussex, beson se në një farë mënyre situata është shumë më e rrezikshme tani sesa ishte në 1914 ose 1939. “Rreziku nuk është se njëra palë do të përdorë armët bërthamore me paramendim. Problemi është se një konflikt ose tension në një zonë përshkallëzohet në atë masë sa njëra palë bën një hap që pala tjetër do të gjykojë gabim dhe më pas ka një shkëmbim bërthamor që askush nuk do ta donte.

Në rastin e Ukrainës dhe Tajvanit, ne duhet ta marrim seriozisht këtë rrezik”, beson profesori britanik.Pasi kundërofensiva e shumëpritur ukrainase dështoi dhe me pakësimin e mbështetjes ushtarake perëndimore, tani ekziston frika reale se Vladimir Putin mund të fitojë dhe shkatërrojë Evropën, shkruan “Daily Mail”. Një fitore për Rusinë nuk do të nënkuptonte vetëm “shkatërrimin” e Ukrainës dhe popullit të saj, por do të ishte “katastrofike” për Perëndimin dhe do ta kthente rendin botëror përmbys, paralajmëron Oleksandr Daniljuk, një bashkëpunëtor në Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë së organizatës konsulente RUSI. Në të vërtetë, një fitore ruse kundër Ukrainës ‘pa dyshim’ do të rezultonte në kolapsin e NATO-s, ‘kërdi ekonomike’ për Perëndimin dhe ngritjen e armiqve duke përfshirë Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, thotë gjenerali amerikan Ben Hodges.

Fuqizimi i aleatëve

Gjenerali Hodges, ish-komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, është dakord dhe thotë se një fitore ruse do të çonte në ngritjen e aleatëve të Kremlinit. Ai thotë se Irani dhe Koreja e Veriut ka shumë të ngjarë të kenë sukses në zhvillimin e armëve bërthamore efektive në vitet e ardhshme, të cilat do të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Perëndimin dhe mund të çojnë në një luftë bërthamore që do të vriste dhjetëra mijëra njerëz. Ai tha se një fitore ruse do të nënkuptonte gjithashtu se shtetet bërthamore, Pakistani, India, Koreja e Veriut, Irani, do të bëheshin të paqëndrueshme dhe mund të rezultonte që terroristët të kapnin armët bërthamore dhe të nisnin sulme terroriste në rrugët e Evropës. Ai thotë se mandati i ri i Trump do t’i hapte më tej derën Putinit për të nisur sulmin e tij ndaj Evropës për shkak të mungesës së mbështetjes së republikanëve për NATO-n. Gjenerali Hodges thotë se nëse Donald Trump zgjidhet në nëntor, kjo do të dobësonte NATO-n dhe mund ta linte Evropën në rolin e ‘pëllumbave prej balte’ për Putinin dhe forcat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat