Detaje nga grabitja në Itali, u vodhën rreth 5 milionë euro

Evropë

Detaje nga grabitja në Itali, u vodhën rreth 5 milionë euro

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 09:43
Foto nga vendi i ngjarjes

5 milionë euro është kjo shuma që grabitësit vodhën ditën e djeshme pas një shkëmbimi zjarri mes tyre dhe policisë.

Tetë persona të armatosur dhe të veshur si forcat komando bllokuan rrugën, në provincën e Sassari në Itali, dhe grabitën tre furgonë që po transportonin para.

Sipas mediave italiane gjatë grabitjes pati të shtëna, ndërsa u plagos në këmbë njëri prej rojeve të sigurisë, ndërsa tre të tjerë morën lëndime pasi u dhunuan.

Grabitësit mundën të largoheshin me shpejtësi ndërsa në ndjekje të tyre u vendosën forca të shumta të policisë si dhe karabinierët. Ndërkohë patrulla të shumta janë ngritur në të gjitha akset ndërsa po kryhen dhe fluturime me helikopterë.

Të plagosurit u dërguan drejt spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat