​Protesta mjedisore në Holandë, rreth 1 mijë persona të arrestuar

Evropë

​Protesta mjedisore në Holandë, rreth 1 mijë persona të arrestuar

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia holandeze arrestoi rreth 1 mijë njerëz gjatë një aksioni të mosbindjes civile nga lëvizja mjedisore “Extinction Rebellion” (Rebelimi i zhdukjes), në një bllokadë autostrade të organizuar për të protestuar ndaj subvencioneve të karburanteve fosile.

Demonstruesit bllokuan sot një pjesë të rrugës në qendër të Hagës, e cila është shumë afër parlamentit dhe selive të disa ministrive. Pas 45 minutash, policia filloi t'i largonte demonstruesit.

“Ne arrestuam rreth 1000 aktivistë për shkelje të ligjit për tubime publike”, tha policia, duke shtuar se ata nuk do të ndiqen penalisht.

Rruga e bllokuar është rihapur për qarkullim, raportojnë mediat lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat