Ekonomia luftarake e Rusisë mund të mposhtet nga ekonomia e paqes perëndimore!

Evropë

Ekonomia luftarake e Rusisë mund të mposhtet nga ekonomia e paqes perëndimore!

Nga: H.R Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:52
Pamje nga lufta në Ukrainë

Rusia është në procesin e tranzicionit drejtë një ekonomie luftarake, kurse Perëndimi nuk ka nevojë të ndjekë shembullin e tyre, thonë kryeministri Jonas Gahr Støre dhe ministri i jashtëm Espen Barth Eide.

- Jam i lumtur që shoqëritë tona nuk do të bëhen si Rusia, me një sistem qeverisjeje autoritare që kufizon lirinë e njerëzve dhe e çon vendin drejt një ekonomie komanduese ushtarake. Ne duhet ta bëjmë këtë në mënyrë demokratike, thotë kryeministri Jonas Gahr Støre (Ap) për NTB.

Për shumë vite, Perëndimi ka pasur një të ashtuquajtur shifër (dividend) paqeje, thotë ai.

Ky term u bë i njohur në fillim të viteve 1990, kur Bashkimi Sovjetik u shemb, prandaj Perëndimi nuk shihte ndonjë kërcënim të dukshëm ushtarak konvencional. Më pastaj shumica e vendeve Perëndimore zvogëluan investimet e mbrojtjes nën mesataren e vendeve, dhe ato buxhetet shumë të shtrenjta për armatime u përdorën për gjëra të tjera.

- Tani ne kemi një detyrim sigurie, dhe në vend të kësaj duhet të shpenzojmë më shumë para për mbrojtjen tonë thotë Støre.

Kryeministri thekson se qeveria ka ndarë para shtesë për industrinë luftarake norvegjeze në mënyrë që ata të mund të prodhojnë sisteme mbrojtjeje kundërajrore dhe municione për vetëveten por edhe për Ukrainën.

- Por kjo nuk do të thotë se ne jemi të frymëzuar nga mënyra ruse për ta bërë këtë, thotë ai.
Ministri i Jashtëm Espen Barth Eide (Ap) beson se është e mundur që Ukraina të dalë mirë nga lufta me mbështetjen e Perëndimit.

- Nëse shikoni shumën e atyre vendeve që mbështesin Ukrainën, vlera është përafërsisht 30 herë më shumë se sa prodhimi kombëtar bruto i Rusisë , thotë Eide.

Në të njëjtën kohë, shton ai, si Norvegjia ashtu edhe vendet e NATO-s e kanë kuptuar se janë të obliguara për prodhimin e armëve dhe municioneve.

- Jemi mësuar të prodhojmë armatime, por tani na duhen më shumë dhe në të njëjtën kohë, kjo kërkon një ndryshim. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një ekonomi lufte, por kërkon një aftësi krejtësisht të ndryshme për të prodhuar njëkohësisht, thotë ministri i Jashtëm.
Eide thekson se teknologjia perëndimore është përgjithësisht më e mirë se ajo ruse dhe se nuk bëhet fjalë për mungesë parash, por për mungesë kapacitetesh. Ndër të tjera, Nammo në Raufoss ka kërkuar - dhe pjesërisht ka marrë - mbështetje për të ndërtuar më shumë linja prodhimi.

As Støre dhe as Eide nuk besojnë se lufta do të përfundojë menjëherë. Të dyja palët janë fortifikuar në pozicionet e tyre përgjatë vijës së frontit rreth 1500 kilometra të gjatë. Në Detin e Zi ka më shumë lëvizje dhe Ukraina po bën përparim kundër flotës ruse.

- Nuk ka shenja se kjo luftë është afër përfundimit….) Rusia duhet t'i japë fund luftës, të flasë politika dhe jo armët, thekson kryeministri norvegjez!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat