Komisioni Evropian rezervon 400 milionë për Turqinë – granti më i madh për një vend kandidat

Evropë

Komisioni Evropian rezervon 400 milionë për Turqinë – granti më i madh për një vend kandidat

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë për një grant 400 milionë euro.

Këto mjete do të merren nga Fondi i Solidaritetit i Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen pas tërmetit që goditi Turqinë një vit më parë.

Nënshkrimi i marrëveshjes ka zënë vend në Bruksel, dhe është firmosur nga Komisionarja për Kohezion dhe Reforma, Elisa Ferreira dhe zëvendësministrit të Jashtëm të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.

Ky është granti më i madh për një vend kandidat që prej vitit 2002. Grantio është pjesë e mbështetjes së paralajmëruar prej 1 miliard për Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat