​Greqi, paga minimale do të kalojë 800 euro nga 1 prilli

Evropë

​Greqi, paga minimale do të kalojë 800 euro nga 1 prilli

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 14:43
Kostis Hatzidakis

Rritja e pagës minimale do të shpallet në fund të marsit për të aplikuar nga 1 prilli i vitit 2024.

Paga minimale do të jetë mbi 800 euro, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Financave Kombëtare në Greqi Kostis Hatzidakis duke shtuar se “numri i parë i pagës minimale do të fillojë nga me numrin 8, por ka diskutime me organet e përfshira dhe synimi i qeverisë është të arrijë në 950 euro në fund të mandatit të saj katërvjeçar”.

Në një intervistë për televizionin SKAI të dielën, Hatzidakis tha se “nëse kemi ritme të larta rritjeje, siç ka ndodhur vitet e kaluara, nëse i tejkalojmë objektivat buxhetore, jemi këtu për t'i kthyer shoqërisë suficitin.

Për mobilizimet e fermerëve, ministri tha se "Ne të gjithë ndihemi pranë këtyre njerëzve dhe i kuptojmë problemet e tyre. Besoj se edhe ata e kuptojnë se ka disa kufij. Ne po i kalojmë kufijtë dhe për këtë arsye kryeministri tha se do të kthehet taksa speciale për karburantet.

I pyetur për takimin e planifikuar të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me fermerët të martën, Hatzidakis tha se "ata do ta kuptojnë vullnetin e mirë të qeverisë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ta, besojmë në dialogun e hapur me rrugë të hapura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat