Hulumtim rreth raportimit të medieve serbe - mbi 90 për qind e lajmeve pozitive për Vuçiçin dhe Rusinë

Evropë

Hulumtim rreth raportimit të medieve serbe - mbi 90 për qind e lajmeve pozitive për Vuçiçin dhe Rusinë

Nga: F. B. Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 10:39
Aleksander Vuçiq

Në një hulumtim përkatësisht monitorim të raportimeve të medieve nga “BIRODI” në periudhën mes 8 edhe 10 shkurtit, pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian lidhur me situatën dhe zgjedhjet në Serbi, ku bëhet thirrje për hulumtim ndërkombëtar të gjithë procesit zgjedhor për shkak parregullsive, doli se mediet shumicën e kohës ia kushtuan Vuçiçit, Rusisë dhe sulmeve ndaj opozitës.

Në njoftim të publikuar në rrjetin social X  thuhet se “BIRODI” ka monitoruar disa nga mediet kryesore në Serbi (RTS, Pink, Prva, Hepi, B92 dhe N1) shihet qartë se kohën më të madhe të minutave iu ka kushtuar mbi 3 minuta e gjysmë aktiviteteve të Vuçiçi, deklaratave edhe vizitave, prej të cilave mbi 55 për qind e tyre ishin afirmative edhe pozitive, ndërsa mbi 37 ekstrem pozitive, thuhet në njoftim , shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Kjo formë e raportimit tregon qartë se pushteti autokratik i Vuçiç kontrollon në tërësi mediet dhe ato vetëm se promovojnë qëndrimet e partisë në pushtet dhe presidentit të Serbisë, duke nxitur mosbesim dhe kritika ndaj perëndimit edhe BE-së.

Këto raportime posaçërisht janë urrejtëse ndaj perëndimit dhe BE-së pas qëndrimit të euroo-deputetëve që përmes rezolutës kërkuan hetim ndërkombëtar për procesin zgjedhor në përgjithësi dhe zgjedhjet lokale në Beograd në veçanti, ndërsa në fund janë përmend edhe masat që mund të përballet Serbia, si janë ndalimi i financimit.

“Raportimet në televizionet dhe mediet më të shikuara kanë qenë shumë të gjata për presidentin e Serbisë dhe nga monitorimi shihet se mbi 93 për qind e tyre ishin pozitive dhe ekstrem pozitive, ndërsa pak e hiq kishte raportime kritikuese”.

BE në këto raportime për këto dy ditë ishte përmendur në 42 minuta, pse të cilave mbi 52 për qind e tyre ishin negative dhe ekstrem negative, thuhet në raport, konkretisht 34,1 lajme ektrem negative dhe mbi 18,2 për qind negative.

Sipas këtij hulumtimi nga “BIRODI” thuhet se pas rezolutës filloi „ Lufta mediale e Vuçiçit kundër anëtarësimit të Serbisë në BE dhe demokratizimit të saj”.

Ajo që bie në sy është raportimi për Rusinë që ishte përfaqësuar me 8 minuta e gjysmë, prej të cilave raportime, neutrale ishin rreth  43,8 për qind, ndërsa të gjitha lajmet tjera ishin ekretm pozitive edhe pozitive, konkretisht pozitive 42,3, e ekstrem pozitive ishin 13,9  për qind.

Nga subjektetet politike sipas monitorimit Lista „Serbia kundër dhunës” ishte e pranishme në 11 minuta lajme, prej të cilave në 35,3 për qind ishin ekstrem negative dhe 45,2 për qind negative, që d.m.th. ishin në thumb të sulmeve e kritikave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat