Ambasada amerikane: Nëse BeH nuk bën një hap përpara në mars, fajin do ta ketë Dodik

Evropë

Ambasada amerikane: Nëse BeH nuk bën një hap përpara në mars, fajin do ta ketë Dodik

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Ambasada amerikane nw Bosnje e Hercegovinw ka kritikuar sërish presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, dhe në një deklaratë ka thënë se nuk bashkëpunon me partnerët e tij dhe ua kalon përgjegjësinë të tjerëve.

Ambasada e SHBA deklaroi se Milorad Dodik pretendon se është “gati për BE”, por përqafimi i tij i Vladimir Putinit dhe pushtimi brutal rus i Ukrainës, retorika dhe veprimet e tij kundër Dejtonit, dhe sulmet ndaj institucioneve të nivelit shtetëror, të nevojshme për të lundruar rrugën e integrimit euroatlantik të Bosnje dhe Hercegovinës, hedhin poshtë pretendimin e Dodik.

“Integrimi i Bosnjë dhe Hercegovinës në institucionet euro-atlantike kërkon përpjekjet kolektive të të gjithë aktorëve politikë. Në vend që të angazhohet në negociata me partnerët e tij qeverisës të koalicionit, Dodik vazhdon të praktikojë një politikë bllokadë dhe shantazhi, ndërsa përpiqet të fajësojë të tjerët për mungesën të progresit”, thanë ata.

Ata thonë se kushtet 1+3 (Hapja e negociatave me Frontex, Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligji për Gjykatat) të vendosura nga Bashkimi Evropian, janë të qarta dhe të kuptueshme. Standardet e nevojshme për përmbushjen e tyre janë të thjeshta.

“Pyetja për Dodikun është nëse ai është i gatshëm të bëjë punën e nevojshme për të përmbushur këto kushte, punë që mund dhe duhej të ishte përfunduar muaj më parë. Deri tani përgjigja është ‘jo’. Ultimatumet e Dodikut nuk pasqyrojnë angazhimin e vërtetë të BE”, thanë ata.

Në fund ata thanë se pengesa kryesore për të ardhmen evropiane të BeH është Dodik dhe politika e tij shkatërruese. Tani, thonë nga ambasada, ai dëshiron t’i shpëtojë përgjegjësisë për veprimet e tij, por nëse Bosnja dhe Hercegovina nuk bën një hap tjetër përpara në mars, është e qartë se faji i kujt do të jetë – Dodikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat