Çfarë po ndodh, nuk është në morg trupi i pajetë i Navalnyt

Evropë

Çfarë po ndodh, nuk është në morg trupi i pajetë i Navalnyt

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 15:14
Alexei Navalny

Zëdhënësja e Alexei Navalnyt, Kira Yarmush ka njoftuar se trupi i pajetë i politikanit rus nuk ndodhet në morgun e Salekhardit.

Në një deklaratë në platfomën X, ajo tha se avokati i Navalnyt dhe nëna e tij kanë shkuar në morg, por ai ishte i mbyllur.

Yarmysh tha se zyrtarët e burgut, ku ndërroi jetë kritiku më i madh i Vladimir Putinit, “na siguruan se morgu funksionon dhe trupi është atje”, shkruan skynews.

“Avokati thirri numrin e telefonit që ishte në derë. Atij iu tha se ai ishte telefonuesi i shtatë sot. Trupi i Alexeit nuk është në morg”, shtoi ajo.

Ndryshe, politikani 47-vjeçar, ish-avokat që hyri në politikë më shumë se një dekadë më parë duke kritikuar udhëheqjen e presidentit rus dhe korrupsionin e përhapur në Rusi, ndodhej në burg rreth 60 kilometra në veri të Rrethit Arktik.

Navalny, i cili ishte dënuar me burg deri në moshën 74-vjeçare, kishte paralajmëruar se Rusia e Putinit drejtohet nga “hajdutë dhe kriminelë” dhe se një ditë do të ketë ndryshime sizmike dhe rebelim.

Navalny mobilizoi protesta të mëdha antiqeveritare përpara se të burgosej në vitin 2021, pasi i mbijetoi një atentati me helmim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat