Ekzekutohet dezertori rus, si u vra në Spanjë piloti që u arratis nga Ukraina

Evropë

Ekzekutohet dezertori rus, si u vra në Spanjë piloti që u arratis nga Ukraina

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:00
Maxim Kuzminov

Piloti rus i helikopterëve ushtarakë, i cili dezertoi në Ukrainë vitin e kaluar, u gjet i vrarë me armë zjarri në Spanjë.

Në gusht, Maxim Kuzminov fluturoi me helikopter në territorin Ukrainas, ku dhe u vetëdorëzua. Më pas, me kalimin e kohës ai vendosi të transferohej në Spanjë.

Vdekja e tij është konfirmuar nga shërbimet ukrainase të inteligjencës, ndërsa sipas autoriteteve spanjolle, viktima po jetonte në territorin iberik me dokumenta të rreme.

Ai u gjet i vrarë javën e kaluar në afërsi të lokalitetit Alikante, por vetëm të martën, pas procedurave të identifikimit, lajmi u bë i ditur.

Sipas autoriteteve spanjolle, të cituara nga BBC, Kuzminov kishte ftuar të fejuarën e tij që të bashkohej me të pak përpara se të qëllohej për vdekje.

Agjencia iberike e lajmeve “EFE” raportoi se trupi i ish-pilotit të forcave ruse u gjet i pajetë në një pronë në qytetin Vilahojoza, në bregun lindor të Spanjës, bashkë me dokumentet e identitetit, që konfirmonin kombësinë e tij, por që kishin një tjetër emër.

Një makinë e djegur e gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes dyshohet se u përket vrasësve, vijon burimi mediatik.

Vitin e kaluar, Kuzminov kontaktoi shërbimin sekret ukrainas për ta informuar mbi vendimin e tij për të dezertuar.

Dy persona të tjerë që ndodheshin në helikopter bashkë me të u qëlluan për vdekje pasi nisën të vraponin drejt kufirit rus. Kuzminov, që u qëllua gjithashtu në këmbë, fajësoi trupat ruse për vrasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat