Eksperti shpjegon se si TikTok, mediat e huaja dhe fabrikimet e rrejshme i japin Rusisë avantazhe në luftën e informacionit

Evropë

Eksperti shpjegon se si TikTok, mediat e huaja dhe fabrikimet e rrejshme i japin Rusisë avantazhe në luftën e informacionit

Nga: H.R Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 10:51
John Færseth është shkencëtar mediatik, autor dhe gazetar. Ai ka ndjekur nga afër luftën në Ukrainë për një kohë të gjatë.

-Që nga pushtimi janë përhapë rrena të fabrikuara, “se Ukraina shet armë të dhuruara nga Perëndimi në tregun e zi, dhe bënë luftë kundër popullsisë së saj në lindje, kështu që Rusia duhej t'i shpëtonte  ato vise”!

-Pastaj tjetra marrëzi, kur  pretendohet se Rusia dhe Ukraina ishin gati për një marrëveshje paqeje në vitin 2022, por kjo u ndalua nga Perëndimi.

-Kemi edhe shumë fabrikime të tjera të cilat janë përhapur për të vërtetuar këto histori të sajuara!

Çfarë dëshiron të arrijë Rusia me këtë?

- Para së gjithash, disa nga këto histori janë të destinuara ndoshta për një audiencë të brendshme në Rusi, pastaj jashtë Ukrainës dhe ndërkombëtarisht. Këta duan të mbjellin këto të pavërteta për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën, dhe mundësisht për të njollosur ato vende të cilat e ndihmojnë.

Kjo propagandë nuk është e re, duket se Rusia prej kohësh posedin këtë “kazan” shumë të veçantë dezinformimi!

Pse është kështu?

Gjithëçka është e ngjashme me gjërat që bëri ish Bashkimi Sovjetik në kohën e tij. Të kujtojmë ndër të tjera, ata përhapën histori se SIDA është krijuar në një laborator, një shembull i propagandës së suksesshme që nuk zhduket plotësisht edhe sot! Rusia ka të instaluar një aparat të rregulluar mirë, ata kombinojnë mediat shtetërore si Rusia Sot me të gjitha ambasadat ruse përreth, dhe pastaj, janë mediat e huaja që transmetojnë këto histori të fabrikuara! Trollet e kësaj pajisjeje bëjnë lojën e pingponut gjatë gjithë kohës për t’u bë edhe më efikase.

Cilat janë pasojat e shumicës së  dezinformatave dhe lajmeve të rreme që po përhapen?

- Për momentin nuk ka pasoja kaq të mëdha për Europën, por është një çështje krejtësisht tjetër se çfarë pasojash krijohen jashtë Europës, si për shembull në Afrikë. Atje, “Rusia pretendon se është për shkak të Ukrainës dhe vendeve perëndimore, sepse kemi mungesë drithi për Afrikën”! Ata nuk përmendin fare se Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës…)

A i është dhënë një jetë e re propagandës me mediat sociale?

- Po, ne e pamë këtë me këto fabrikimet ruse të trolleve që filluan gjatë vitit 2014 duke operuar në Ukrainë, por përfundimisht u bënë shumë efektive në përhapjen e propagandës për luftën në Siri. Ju gjithashtu mund të shihni tani se si X, dikur Twitter, pothuajse është "marrë përsipër" nga trollët, pasi Elon Musk ndërhyri. TikTok gjithashtu luan një rol të rëndësishëm këtu, por mediat sociale i kanë dhënë kuptim të ri, sepse shumë njerëz i marrin lajmet e tyre nga mediat sociale, dhe jo nga mediat tradicionale, të kontrolluara nga redaktorët.

Çfarë mund të bëjmë për të identifikuar më lehtë dezinformimin?

- Ka shumë organizata që punojnë për të deshifrue dezinformin, dhe që bëjnë çmos për të hedhur poshtë këto pretendime të rrejshme, duke shpjeguar se çfarë është e gabuar, dhe pastaj e shënojnë si të gabuar në mediat sociale, thënë thjesht, të gjitha pretendimet duhet të kontrollohen:

A ka ndonjë kontrollues faktesh apo media të kontrolluara nga redaktorët që kanë shkruar për këtë?

A është kjo e saktë?

Kush është burimi, a është ky një person që në fakt ka një lloj ekspertize, apo është vetëm "një farë dikushi” që pretendon diçka?

Dhe në rastin e fundit, çfarë burimesh ka kjo për këtë, kujt i tregohet, a është burim serioz?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat