The Guardian publikon videon: Kështu i ktheu mbrapsht emigrantët, policia serbe

Evropë

The Guardian publikon videon: Kështu i ktheu mbrapsht emigrantët, policia serbe

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:45
Pamje nga video

Gazeta britanike Guardian ka publikuar videon me të cilën pretendon se tregon një grup migrantësh me të brendshme duke ecur pranë kufirit midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Videoja, e cila erdhi nga organizata joqeveritare e Maqedonisë së Veriut, Legis, dyshohet se tregon një situatë në të cilën policia serbe i zhveshi emigrantët dhe i detyroi ata të kthehen në Maqedoninë e Veriut.

The Guardian thekson se nuk ka mundur të konfirmojë vërtetësinë e regjistrimeve, por sipas informacioneve të organizatës Legis, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Llojan afër kufirit me Serbinë, ndërsa incidentet dyshohet se kanë ndodhur më 10 shkurt.

OJQ-ja pretendon se dy incidente poshtëruese ndodhën atë ditë, ku më shumë se 50 persona u detyruan të zhvishen me të brendshme para se të ktheheshin në Maqedoninë e Veriut, nga ku hynë ilegalisht në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat