Krim në Greqi, vjehrri qëllon për vdekje dhëndrin e tij

Evropë

Krim në Greqi, vjehrri qëllon për vdekje dhëndrin e tij

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Greqi. Sipas mediave greke, vjehrri ka ekzekutuar me armë zjarri dhëndrin e tij, baba i dy fëmijëve të mitur.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, para të shtënave dyshohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur fillimisht një përleshje fizike.

Pas vrasjes, një i afërm i autorit, që mësohet se është punonjës policie, ka njoftuar autoritetet për të shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin, me profesion mjek.

Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat